Chelsea po e transferon Kovacicin në marrëveshje permanente

Chelsea ka ndërtuar raportet tejet të mira me Real Madridin në vitet e fundit.

Merkato

05/12/2018 20:55

Chelsea ka blerë lojtarë, por edhe ka shitur te Real Madridi në dekadën e fundit, ndërsa një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në verën e ardhshme.

Skuadra londineze dëshiron ta blejë kartonin e Mate Kovacic, që është i huazuar nga maddrilenët, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea është shumë e kënaqur me formën e kroatit, andaj dëshiron ta marr plotësisht kartonin e tij.

Real Madrid mund ta shet shumë lehtë Kovacicin, në mënyrë që t’i marr shërbimet e Eden Hazard. /Lajmi.net/