Chelsea po e blindon yllin e skuadrës

David Luiz e ka një shans të dytë

Sport

02/10/2018 14:13

Chelsea i ka dhënë një lajm fantastik David Luizit.

Skuadra londineze ka vendosur që t’i vazhdoj kontratën mbrojtësi brazilian.

Kontrata aktuale e Luizit skadon në verën e vitit 2019, andaj Chelsea nuk dëshiron që ai të largohet, përcjell “lajmi.net”.

Blutë janë takuar me brazilianin, duke e njoftuar që janë të gatshëm për t’i ofruar kontratë një vjeçare.

Me gjasë Luiz do ta nënshkruaj atë, pasi tashmë është e ditur dashuria që ka ndaj klubit nga Londra. /Lajmi.net/