Chelsea përjashtohet nga Kina? (FOTO)

Chelsea mund ta pësojë keq në Kinë.

Sport

24/07/2017 09:06

Chelsea mund të përjashtohet nga turneu përgatitor në Kinë.

Faji i një postimi nga Kennedy i cili akuzohet për racizëm, kampioni i Premierligës mund të kthehet në Angli.

Tani një burim për Goal ka konfirmuar se autoritetet kanë kërkuar nga mediat kineze “të heqin çdo shkrim që ka të bëjë me Chelsean në faqet e tyre apo edhe aplikacionet”.

Ky burim ka thënë për Goal se e gjithë kjo mund të shkojë në përjashtimin e Chelseat nga International Champions Cup dhe se momentalisht janë duke hetuar situatën më hollësisht. /Lajmi.net/