Chelsea ofron 60 milionë euro për Jovic

Chelsea është duke e kërkuar një sulmues për sezonin e ri.

Merkato

19/02/2019 13:05

Chelsea duket se nuk është bindur nga Gonzalo Higuain ehde pse e ka në huazim.

Skuadra londineze po kërkon një sulmues për sezonin e ri, andaj po tenton transferimin e Luka Jovic nga Frankfurti, përcjell lajmi.net.

Për t’i marrë shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar, Chelsea duhet të paguajë 60 milionë euro.

Në garë për transferimin e Jovic janë edhe skuadrat si, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich. /Lajm.net/