Chelsea nuk ka të ndalur (Video)

Chelsea ka arritur të marrë një fitore minimale por shumë të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kampionëve, kundër Sporting Lisbonës.

Sport

30/09/2014 23:37

Chelsea në fillim të takimit ishte më kërkues për golin e parë, duke kërcënuar disa herë portën e skuadrës vendase.

Në minutën e 34’ Cesc Fabregas harkon nga një gjuajtje e lirë, ndërsa më së miri në zonë u gjend Nemanja Matic i cili shënon me kokë për të kaluar skuadrëne tij në epërsi.

Në vazhdim ndeshja ishte me intensitet të lartë, mirëpo asnjë skuadër nuk arriti të shënojë gol dhe kështu Blutë kthehen në shtëpi me tre pikë të fituara.

Tashmë skuadra e Jose Mourinhos gjendet në vendin e parë në tabelën e Grupit G me plotë katër pikë të tubuara.

Video