Chelsea nuk e mbyll kuletën

Chelsea mund të bëjë përforcime të tjera në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, ka theksuar menaxheri Jose Mourinho.

Sport

15/08/2014 16:59

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e angazhimit të përforcimeve të reja në Stamford Bridge.

Blues kanë transferuar Filipe Luis, Diego Costa, Cesc Fabregas e Didier Drogban për bashkërisht 93.5 milionë euro kurse Thibaut Courtois është rikthyer nga periudha trevjeçare e huazimit nga Atletico Madrid.

Por, pavarësisht se ka theksuar se është i lumtur me ekipin që ka në dispozicion, Mourinho ka theksuar se mund të bëjë lëvizje të tjera në treg.

“Afati kalimtar është i hapur dhe përvoja na thotë se kur tregu është i hapur, ju kurrë nuk mund të thoni se çka do të ndodhë. Ju e dini se një futbollist ka një reagim ndryshe në këtë fazë të muajit, andaj ju kurrë nuk e dini nëse ndonjë klub mundohet të bëjë diqka me ndonjë futbollistë tuajin. Por, realiteti është se jam shumë i kënaqur me ekipin tim. Jam shumë i kënaqur me klubin dhe strukturën që më mbështetë”, u shpreh Mourinho.