Chelsea “nëpër lule” kundër PAOK

Chelsea e ka mbyllur me fitore edhe xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Sport

29/11/2018 22:48

Skuadra e Maurizio Sarri e ka mposhtur me rezultat të thellë (4:0) skuadrën greke PAOK.

Gjithçka filloi mbarë për “blutë”. Në minutën e 7’ Yevhen Khacheridi u ndëshkua me karton të kuq, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 27’ sulmuesi Olivier Giroud zhbllokoi rezultatin dhe realizoi për epërsinë e Chelsea.

Vetëm 10 minuta më vonë, përsëri francezi realizoi për golin e dytë të skuadrës dhe të dytin personal. Me këtë gol u vendos edhe rezultati i pjesës së parë.

Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë. Ishte Hudson – Odoi që realizoi për 3:0 në minutën e 60’.

Golin e fundit në këtë takim e realizoi spanjolli Alvaro Morata, në minutën e 78’. Me këtë fitore londinezët grumbullojnë 15 pikë pas 5 ndeshjeve. /Lajmi.net/