Chelsea merr lajme të këqija nga merkato, i pamundësohet transferimi i Arnautovic

Chelsea po kërkojnë me doemos transferimin e një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar.

Sport

10/01/2019 19:08

Ndër emrat më të përmendur ishin të Gonzalo Higuain të Juventus (paraqitet tek Milan në formë huazimi) dhe Marko Arnautovic që luan me West Ham.

Por, së fundmi, skuadra e cila po udhëhiqet nga Maurizio Sarri ka pranuar një lajm aspak të mirë.

West Ham kanë bërë të ditur se nuk e kanë ndërmend ta shesin sulmuesin Arnautovic , shkruan “Goal” transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Austrisë kishte kaluar tek West Ham, nga skuadra e Stoke City, 18 muaj më parë.

Ai këtë sezon ka treguar formë shumë të mirë dhe ka realizuar shtatë herë në 15 paraqitje me West Ham. /Lajmi.net/