Chelsea me transferim të ‘çmendur’ nga Serie A

Maurizio Sarri nuk i beson më Alvaro Moratas.

Merkato

23/10/2018 11:23

Maurizio Sarri ka kërkuar nga Chelsea të transferoj një sulmues në janar, pasi Alvaro Morata është larg formës së tij më të mirë.

Skuadra londineze është aktivizuar që të gjej një sulmues të ri, andaj dëshiron ta transferoj Krzysztof Piatek, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi polak aktualisht luan te Genoa, andaj Chelsea është hedhur me të gjitha forcat në sulm për t’i marr shërbimet e tij.

Në garë për Krzysztof Piatek është edhe Barcelona dhe Juventus, mirëpo blutë janë duke i prirë garës. /Lajmi.net/