Chelsea me super përforcim të ri, çmimi 78 milionë euro (FOTO)

Chelsea kërkon një përforcim të madh nga Juventus.

Merkato

06/10/2017 07:16

Chelsea ka ringjallur interesimin për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Alex Sandro.

“Mundo Deportivo” shkruan se kampioni i Premierligës është i gatshëm të paguajë 78 milionë euro për blerjen e yllit të ‘Bianconerëve’.

Sandro kërkohej nga Chelsea edhe gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, Juventus refuzoi ta shesë me arsyetimin se braziliani nuk dëshiroi të largohej nga Torino.

Chelsea nuk dorëzohet dhe do ta provojë sërish blerjen e tij pas rihapjes së afatit kalimtar në janar. /Lajmi.net/