Chelsea me super përforcim nga Roma

"Sky Sports News" raporton se klubet kanë filluar bisedimet në lidhje me kalimin e tij në Stamford Bridge.

Sport

17/01/2018 12:53

Chelsea dhe Roma kanë filluar bisedimet për transferimin e Emerson Palmierit.

“Blues” kërkojnë blerjen e futbollistit të “Giallorossëve”, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Sky Sports News” raporton se klubet kanë filluar bisedimet në lidhje me kalimin e tij në Stamford Bridge, përcjell “lajmi.net”.

Palmieri së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i rivalit nga Serie A, Juventus. /Lajmi.net/