Chelsea, më mirë pa Luizin

Jose Mourinho beson se Chelsea është më e fortë këtë edicion, pavarësisht shitjes së qendërmbrojtësit David Luiz në Paris Saint-Germain.

Sport

03/08/2014 14:01

Chelsea është më e fortë këtë edicion, edhe pse ka shitur qendërmbrojtësin David Luiz në Paris Saint-Germain. Kështu thotë menaxheri Jose Mourinho.

 “Sezonin e kaluar ai nuk ishte titullar i rregullt për ne. Si qendërmbrojtës aspak, ishin John Terry dhe Gary Cahill për gjithë sezonin”, deklaroi Mourinho.

“Në mesfushë, ai ishte futbollist fizik dhe na dhuroi gjëra të rëndësishme e sidomos në Ligën e Kampionëve ku Matic nuk mund të luante. Por, këtë sezon Matic mund të luajë në Ligën e Kampionëve dhe ne nuk do të humbim fuqinë fizike në atë aspekt”.

“Po ashtu kemi Cesc Fabregasin i cili na bënë të lëvizim në një pozitë tjetër. Është diçka që i nevojitet futbollit tonë, dhe duam të shkojmë në atë drejtim. Ne besojmë se ekipi ynë tani është më i fortë se edicionin e kaluar”, përfundoi Mourinho.