Chelsea me ekip të dytë kundër Liverpoolit

Jose Mourinho mund të pushojë komplet ekipin e parë për duelin me Liverpoolin, në shenjë protestë për vendimin që ndeshja në Anfield të zhvillohet të dielën, vetëm tri ditë para duelit të kthimit me Atletico Madridin.

Sport

23/04/2014 11:10

Jose Mourinho ka kërcënuar se do të pushojë komplet skuadrën e tij të parë duke i shtuar Liverpoolit shanset për titull në Premierligë pasi mori leje nga Roman Abramovich që të angazhojë një formacion të dobësuar, në shenjë proteste për caktimin e ndeshjes për të dielën.

Plani i Mourinhos do të zgjojë hidhërimin e drejtuesve të Premierligës, e po ashtu edhe Manchester Cityn që shpreson në fitoren e Chelseas ndaj Liverpoolit për të rihapur garën për titull.

Mirëpo, Mourinho është i hidhëruar që dueli nuk u caktua për të premten ose të shtunën, duke pasur parasysh se Chelsea zhvillon ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit të mërkurën.

Menaxheri i Chelseas u shpreh pas lëndimit të portierit Petr Cech në Vicente Calderon dhe dëmtimit të John Terryt.

“Nuk mund të vendosi vet. Më duhet të dëgjoj klubin. Jam vetëm menaxher dhe më duhet të dëgjoj klubin”, deklaroi Mourinho i pyetur se si do të ndikojnë lëndimet në përzgjedhjen e tij në Anfield.