Chelsea me dy transferime gjigante nga Real Madrid

Chelsea është duke menduar për transferimet që do t’i bëjë në afatin e verës.

Merkato

17/02/2019 18:35

Chelsea do të bëjë disa largime me të përfunduar ky sezon, në mënyrë që të krijoj fonde në transferimet e reja.

Skuadra londineze po mendon që ta transferojë Isco Alarconin dhe ta marrë kartonin e plotë të Mateo Kovacic nga Real Madridi, përcjell lajmi.net.

Chelsea po e ndjekë nga afër situatën e spanjollit, ndërsa janë të kënaqur nga forma e kroatit, që aktualisht e kanë në huazim nga madrilenët.

Blutë nga Londra mund ta humbasin Eden Hazardin në afatin e verës, pasi ky i fundit pritet të kalojë te Real Madridi, ndërsa do të shfrytëzojnë atë marrëveshje për t’i marrë shërbimet e Iscos dhe Kovacicit. /Lajmi.net/