Chelsea më afër kreut

Chelsea mposhti Crystal Palacen 2:1 dhe e shfrytëzoi humbjen e Arsenalit nga Manchester City, duke iu afruar në dy pikë kreut të tabelës në Premierligë, pas 16 xhirosh. Edhe pse kishin kontrollin e lojës, skuadra e Jose Mourinhos sërish konfirmoi telashet në sulm duke e rrezikuar fitoren, pavarësisht rasteve të shumta për shënim. Fernando Torres…

Sport

14/12/2013 17:02

Chelsea mposhti Crystal Palacen 2:1 dhe e shfrytëzoi humbjen e Arsenalit nga Manchester City, duke iu afruar në dy pikë kreut të tabelës në Premierligë, pas 16 xhirosh.

Edhe pse kishin kontrollin e lojës, skuadra e Jose Mourinhos sërish konfirmoi telashet në sulm duke e rrezikuar fitoren, pavarësisht rasteve të shumta për shënim.

Fernando Torres realizoi në minutën e 16’të pas topit të kthyer nga shtylla të cilën e goditi përforcimi i ri Willian me një goditje nga distanca.

Sulmuesi i Crystal Palace, Marouane Chamakh e barazoi rezultatin pas gjysmë ore lojë, mirëpo vetëm pesë minuta më vonë vendasit e rikthyen avantazhin me një gol të bukur nga Ramires.

Në pjesën e dytë nuk pati gola të tjerë, pavarësisht disa rasteve të mira për shënim, Chelsea fitoi, dhe tani ka vetëm dy pikë më pak se lideri Arsenal.