Chelsea-Man Utd, disa mungesa në formacionet e skuadrave (FOTO)

Janë publikuar formacionet e mundshme për super-ndeshjen që zhvillohet sot ndërmjet Chelseat dhe Manchester Unitedit.

Sport

23/10/2016 09:49

Antonio Conte pritet të luajë përsëri me skemën 3-4-3, ku ka disa mungesa në formacion.

E konfirmuar mungesa e Cesc Fabregas për shkak të lëndimit, derisa në dyshim janë dy mbrojtësit tjerë, John Terry dhe Branislav Ivanovic, përcjellë “Lajmi.net”.

chelsea-xi

Në anën tjetër, Jose Mourinho do të startojë me skemën 4-2-3-1, ku edhe ai ka disa dyshime.

Është konfirmuar mungesa e mesfushorit Morgan Shneiderlin, ndërsa në dyshim është Chris Smalling, i cili nëse s’do të jetë në gjendje të luajë, do të zëvendësohet nga Daley Blind.

E diskutueshme po ashtu edhe përfshirja e armenit Henrikh Mkhitaryan në bankën rezervë.

united-xi

Ndeshja që zhvillohet sot në “Stamford Bridge”, fillon prej orës 17:00.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.