Chelsea, ‘makthi’ më i madh i karrierës së Lionel Messit

Sa herë që përmendin Ligën e Kampionëve, gjëja e parë që mund të na shkoi ndërmend janë përballjet e shumta mes Chelsea dhe Barcelonës.

Sport

19/02/2018 17:19

Këto dy skuadra janë përballur shumë herë viteve të fundit, duke dhuruar shumë emocione, gola, fitore e lot, e duke lënë shumë histori të pazgjidhura, me fjalën ‘hakmarrje’ që shkon ndërmend sa herë që përmend emrat e këtyre dy skuadrave.

E një përplasje tjetër mes Chelsea dhe Barcelonës, do ta shohim edhe këtë vit në Ligën e Kampionëve, në 1/16 e kësaj gare.

Derisa Chelsea vazhdon të kërkojë ‘hakmarrje’ për sfidat gjysmëfinale të vitit 2009, Lionel Messi po kërkon diçka tjetër përballë skuadrës nga Londra.

Argjentinasi që u ka shënuar shumë skuadrave gjatë karrierës së tij, ka dështuar ta bëjë të njëjtën gjë ndaj Chelsea.

Messi, nuk ka arritur t’i shënoi Chelsea në tetë ndeshje të zhvilluara, 655 minuta, në 29 goditje të bëra në drejtim të portës së tyre.

Mbetet të shihet nëse Messi do t’i shënojë Chelseas në 180 minutat e dy ndeshjeve të ardhshme, për të ‘thyer’ mallkimin që e mundon aq shumë, sa fitimi i një kupe të botës me Argjentinën./Lajmi.net/

YouTube player