Chelsea lëshon pikë (Video)

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te skuadra e Southampton, duke e bërë kështu garën për vendin e parë të Premier Ligës shumë më të nxehtë.

Sport

28/12/2014 16:57

Ishin vendasit ata të cilët kaluan të parët ne epërsi, me një gol të bukur të shënuar nga Mane në minutën e 17′ të takimit.

Sidoqoftë, në minutën e fundit të pjesës së parë, Eden Hazard arrin të mposhtë portierin kundërshtar për ta barazuar rezultatin.

Pjesa e dytë nuk ka dha ndonjë gol tjetër, dhe me këtë pikë, Chelsea është në kuotën e 46 pikëve në vendin e parë të Premier Ligës, teksa Southampton është në kuotën e 33 pikëve.

Video