Chelsea kontakton Messin

Lajmi më i fundit që ka arritur nga mediat angleze, raporton se skuadra e Chelseas ka bërë përpjekje zyrtare për të transferuar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, ku gisht pritet të ketë edhe adidasi.

Sport

05/01/2015 20:38

Ndoshta duket e pavërtetë mirëpo është duke ndodhur. Chelsea ka bërë përpjekje zyrtare për të transferuar Lionel Messin nga Barcelona, marrëveshje kjo që mund të ndodhë në mënyrë spektakulare në vazhdim.

Raportohet se kompania e madhe dhe e njohur, Adidas, që sponzorizon Messin dhe Chelsean, do të ndihmojë Blutē e Londrës që të transferojnë argjentinasin nga Barcelona.

Dhe, ajo që bën ta besosh sa më shumë këtë lajm, është fakti se Lionel Messi vetëm disa minuta më parë ka ndjekur profilin zyrtar të Chelseas në Instagram. Argjentinasi nuk është duke e ndjekur skuadrën e Barcelonës në këtë rrjet.

Besohet se Adidasi është i gatshëm ta ndihmojë me para apo me gjithçka tjetër Chelsean, vetëm për ta transferuar Messin i cili nuk po kalon momente të mira me skuadrën e Barcelonës.