Chelsea kërkon yllin e Barcës, Milan shpreson që londinezët ta kryejnë transferin

Skuadra e Chelsea ka bërë gati planet për merkaton e janarit.

Sport

09/12/2018 14:14

“Calcimercato” shkruan se londinezët së fundmi në listën e dëshirave kanë futur edhe emrin e yllit të Barcelonës, Denis Suarez, transmeton lajmi.net.

Denis aktualisht nuk po gjen hapësirat e tij tek skuadra e Barcelonës, në planet e Ernesto Valverdes.

Suarez kishte luajtur në Premierligë edhe më parë, kur ishte në akademinë e Manchester City, para se të kthehej në vendlindje në vitin 2013.

Thuhet gjithashtu se nëse Chelsea do të siguronte shërbimet  e 24 vjeçarit, ata do ta lirojnë Cesc Fabregas që të niset drejt Milanos.

Kujtojmë se Chlesea për afatin e janarit në planet e veta ka edhe Elseid Hysaj. /Lajmi.net/