Chelsea kërkon rikthimin e Drogbas

Pronari i Chelseas, Roman Abramovich kërkon Didier Drogban të rikthehet në klub në staf teknik, duke ndihmuar zhvillimin e talentit sulmues në Stamford Bridge. Menaxheri Jose Mourinho spekulohej me transferimin e sulmuesit të Galatasarayt menjëherë pas rikthimit të tij në detyrë në verën e vitit të kaluar. Dhe para përballjes së tyre në kuadër të…

Sport

23/02/2014 09:44

Pronari i Chelseas, Roman Abramovich kërkon Didier Drogban të rikthehet në klub në staf teknik, duke ndihmuar zhvillimin e talentit sulmues në Stamford Bridge.

Menaxheri Jose Mourinho spekulohej me transferimin e sulmuesit të Galatasarayt menjëherë pas rikthimit të tij në detyrë në verën e vitit të kaluar.

Dhe para përballjes së tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve në Turqi, Sunday People raporton se çifti mund të ribashkohet këtë vit.

Drogba, 35-vjeç do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni dhe besohet se do të mirëpriste rikthimin në Londër, pasi gruaja dhe fëmijët e tij ende jetojnë në Surrey.

Abramovich po ashtu vlerëson sulmuesin dhe në vend të rolit si futbollist, ai e dëshiron atë të ndihmojë zhvillimin e projektit të klubit.

Drogba ishte transferuar nga Mourinho në aventurën e tij të parë si menaxher i Chelseas dhe i ndihmoi ekipit të fitojë tri Premierliga, katër FA Cup, dy League Cup dhe trofeun e Ligës së Kampionëve, gjatë qëndrimit tetëvjeçar në klub.