Chelsea kampion i Premierligës, Conte zgjedh tri përforcime për Ligën e Kampionëve (FOTO)

Antonio Conte ka identifikuar tri përforcime për ta synuar Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Sport

13/05/2017 09:55

Chelsea fitoi titullin e kampionit në Premierligë.

Por, menaxheri Antonio Conte ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Strategu i “Blues” ka identifikuar tri përforcime për ta synuar trofeun e Ligës së Kampionëve në edicionin e ri.

Sipas medieve angleze, Conte kërkon mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci, përcjell “lajmi.net”.

Së bashku me të, italiani synon blerjen e mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan dhe sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6