Chelsea kalon në finale të Kupës së FA, e pret Manchester United

Chelsea ka siguruar finalen e Kupës FA.

Sport

22/04/2018 17:50

Skuadra e Antonio Conte ka kaluar në finale të Kupës FA, duke e mposhtur 2:0 Southamptonin.

Të dy golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Oliver Giroud në minutën e 46’ dhe Alvaro Morata në minutën e 82’, shënuan për Chelsea.

Në finale Chelsea do të takohet me Manchester United./Lajmi.net/