Chelsea ka vetëm 3 kundërshtarë të mundshëm në short, 2 prej tyre janë super-skuadra

Chelsea do të takohet me Barcelonën, PSG-në ose Besiktasin.

Sport

11/12/2017 10:43

Chelsean e pret “ferri” sot në shortin e Ligës së Kampionëve.

Skuadra londineze ka vetëm tre kundërshtarë të mundshëm, ku dy prej tyre janë shumë të fortë, përcjellë “Lajmi.net”.

Chelsea do të takohet me Barcelonën, PSG-në ose Besiktasin.

“Blutë” s’mund të “peshkojnë” skuadra tjera, pasi që katër skuadra angleze ishin të parat në grupet e tyre (Man Utd, Man City, Liverpool dhe Tottenham), si dhe s’mund të takohet me Romën, të cilën e kishte në grup. /Lajmi.net/