Chelsea ka pranuar të paguajë 250 milionë për Messin?

Sipas raporteve më të fundit që kanë arritur nga mediat spanjolle, mësojmë se Chelsea është shprehur e gatshme të paguajë klauzolën e blerjes së Lionel Messit, e cila është plotë 250 milionë euro.

Sport

07/01/2015 13:24

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja spanjolle, Sport, mësojmë se Chelsea ditëve të fundit, ka qenë në kontakte me babain e Messit, Jorgen.

Skuadra angleze ka diskutuar një transferim të mundshëm të argjentinasit në Stamford Bridge, transferim ky që mund të ndodh shumë lehtë në ditët në vazdim.

Blutë e Londrës janë shprehur të gatshëm për të sjellur në Stamford Bridge katër herë fituesin e Topit të Artë, dhe raportohet se shumë lehtë do të paguajnë klauzolën e blerjes së tij e cila është 250 milionë euro.