Chelsea ka një mesazh pas shkarkimit të Contes

Antonio Conte, zyrtarisht nuk është më trajner te Chelsea.

Sport

13/07/2018 11:49

Chelsea ka zyrtarizuar shkarkimin e Antonio Contes nga posti i menaxherit.

“Chelsea Football Club dhe Antonio Conte kanë ndarë rrugët”, shkruan komunikata e klubit anglez.

“Gjatë kohës së Antonio Contes, ne kemi fituar trofeun e gjashtë të ligës dhe trofeun e tetë të FA Cup”.

“Ne i dëshirojmë Contes shumë suksese në të ardhmen e tij”.

Conte pritet të zëvendësohet nga Maurizio Sarri. /Lajmi.net/