Chelsea ka arritur marrëveshje me dy super mesfushorë  

Largimi i Cesc Fabregas nga “Stamford Bridge” ishte padyshim i dhimbshëm, mirëpo Chelsea duket se nuk kanë qëndruar duarkryq dhe veçse kanë gati dy zëvendësime për të.

Sport

12/01/2019 09:59

Ata thuhet të kenë arritur marrëveshje me dy mesfushorë të kalibrit botëror gjatë këtij afati kalimtar.

Nico Barrella i Cagliarit dhe Leandro Paredes i Zenit janë lojtarët me të cilët Chelsea ka marrëveshje, sipas “Mirror”, transmeton lajmi.net.

Paredes pritet që të kalojë qysh në këtë afat në Londër, kurse Barrella me gjasë nuk do të largohet nga Serie A në mes të këtij sezoni.

Të dy mesfushorët shihen si zëvendësim për Cesc Fabregas, i cili dje ka zyrtarizuar kalimin e tij tek skuadra franceze, Monaco. /Lajmi.net/