Chelsea? Jo, Alex Sandro te një klub i ri (FOTO)

Edhe një klub i ri ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit Alex Sandro nga Juventus.

Merkato

28/06/2017 07:09

Chelsea ka një rival të ri në garë për transferimin e Alex Sandros.

Mbrojtësi i majtë i Juventusit ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain, ka bërë të ditur “Gianluca di Marzio”.

Sandro ende nuk ka konfirmuar qëndrimin e tij në Torino për sezonin e ardhshëm, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, PSG është e gatshme që të tentojë blerjen e tij duke shfrytëzuar edhe interesimin e Juventusit në transferimin e mesfushorit Blaise Matuidin. /Lajmi.net/