Chelsea ia ofron lojtarin Juventusit për transferimin e Higuainit

Chelsea është më afër se kurrë që ta transferojë Gonzalo Higuainin.

Merkato

16/01/2019 15:52

Chelsea ka kohë që po e kërkon Gonzalo Higuainin, ndërsa tani edhe lojtari e do transferimin në Premierligë.

Skuadra londineze është afër të arrijë marrëveshje me Juventusin për transferimin e sulmuesit argjentinas, duke e ofruar një lojtar, përcjell lajmi.net.

Milan e ka në huazim me të drejt blerje Higuainin nga ‘Zonja e Vjetër’ në fund të sezonit, mirëpo marrëveshja në mes të tri palëve është shumë afër.

Chelsea do ta ofroj Emerson Palmierin te Juventus, në mënyrë që t’i marrë shërbimet e Higuain.

Skuadra torinase është e interesuar poashtu për brazilianin, andaj transferimi mund të mbyllet me fillim të javës së ardhshme. /Lajmi.net/