Chelsea ia bëri një dhuratë speciale Leicesterit shkaku i Kantes (FOTO)

Drejtori teknik i Chelsea, Micheal Emenalo, ka zbuluar se i kanë dërguar një dhuratë Leicesterit, që pranoi t’ua shiste mesfushorin N’Golo Kante verën e kaluar.

Sport

19/05/2017 21:49

Reprezentuesi francez luajti një rol kyç në suksesin e Chelsea këtë edicion, ku u shpallën kampion në Premierligë.

26 vjeçari solli energji të re në mesfushën e Chelsea, dhe për paraqitjet e tij u vlerësua me çmimin lojtari i vitit nga gazetarët.

“Ne ishim me fat. Ne i dërguam lule Leicesterit që pranoi që ne ta kemi Kanten”, ka deklaruar Emenalo për ‘The Evening Standard’./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6