Chelsea ia bën një tjetër ofertë Juventusit për Daniele Ruganin

Chelsea vazhdon të insistojë për Daniele Ruganin.

Sport

23/07/2018 18:33

Skuadra nga Premierliga ka vendosur t’i bëjë një ofertë të re Juventusit për Ruganin, duke i rritur ofertën në 50 milionë euro pas refuzimit të parë.

Juventus kishte refuzuar ofertën e parë të Chelsea prej 40 milionë euro.

Rugani 23 vjeçar, është dëshirë e trajner të ri të Chelsea, Maurizio Sarri, që kërkon që repartin e mbrojtjes ta ndërtojë rreth tij./Lajmi.net/