Chelsea i “përgjigjet” Real Madridit për Hazard

Chelsea nuk do të heqë dorë nga çmimi i lartë i vendosur për Eden Hazard, karshi interesimit të vazhdueshëm të Real Madridit për shërbimet e tij.

Sport

19/01/2019 10:02

‘Los Blancos’ kanë shpresuar se rruga për të arritur deri te 26 vjeçari belg do të jetë më e lehtë në verën e vitit 2019 kur lojtari hyn në vitin e fundit të kontratës me Chelsea.

Real Madrid, kanë qenë të vendosur të se do të bindin Chelsea me një ofertë prej 100 milionë euro për të hequr dorë nga Hazard, i cili po ashtu ka dëshirë të madhe që një ditë të vesh fanellën e kampionëve të Evropës.

Por një nga gazetat më të mëdha në Spanjë, Marca, raporton se pavarësisht kësaj situate, Chelsea nuk do të ulë çmimin e Hazard, dhe se vlera e belgut cilësohet rreth 160 milionë euro.

Eden Hazard që nga transferimi te Chelsea në vitin 2012 nga Lille, ka arritur të shndërrohet në lojtarin kryesor të ‘Bluve’, duke sjellë edhe tituj të Premierligës në ‘Stamford Bridge’./Lajmi.net/