Chelsea i përgjigjet Real Madridit për Eden Hazard

Skuadra e Chelsea i ka bërë të ditur Real Madridit se ylli i tyre, Eden Hazard nuk është në shitje.

Sport

22/07/2018 18:33

Belgu është shndërruar në synim kryesor për kampionët e Evropës pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Mediet në Angli raportojnë se ‘Blutë’ e Londrës nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga 27 vjeçari, që zuri vendin e tretë në Kupën e Botës me Belgjikës.

Kundër shitjes së Hazard është deklaruar edhe trajneri i ri i Chelsea,  Maurizio Sarri, që ka nisur të bëjë plane për sezonin e ri dhe pjesë e këtyre planeve është edhe reprezentuesi belg./Lajmi.net/