Chelsea gjen zëvendësuesin e Oscar, është një super-yll (FOTO)

Skuadra lidere e Premierligës, Chelsea, ka gjetur zëvendësuesin e Oscar.

Sport

27/12/2016 23:31

Braziliani Oscar javën e kaluar u zyrtarizua në Kinë te skuadra e Shanghai SIGP për 60 milionë euro.

Është mesfushori i Bayer Leverkusenit, që po vëzhgohet nga Chelsea, raporton ‘the sun’, përcjell lajmi.net.

Calhanoglu në dy sezonet e fundit, ka regjistruar paraqitje të shkëlqyera te Leverkusen, duke pasur meritat kryesore për të arriturat e skuadrës gjermane.

Për 22 vjeçarin Chelsea tashmë ka gati ofertën prej 25 milionë eurove.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.