Chelsea forcon kreun, +10 nga Tottenhami (VIDEO)

Chelsea ka fituar derbin e Londrës ndaj West Hamit, me rezultat 1-2 në kuadër të xhiros së 27 të Premierligës.

Sport

06/03/2017 22:52

Me një gol të shënuar në secilën pjesë, skuadra e Antonio Conte ka forcuar kreun me 10 pikë më shumë se ndjekësi i parë, Tottenham.

Eden Hazard në minutën e 25-të dhe Diego Costa në minutën e 50-të, shënuan për fitoren e Chelsea.

Golin e vetëm për West Ham, e shënoi Lanzini në minutën e 93-të.

Chelsea xhiron e ardhshme udhëton për t’u përballur me Stoke City, në udhëtim do të luaj edhe West Ham te Bournemouth./Lajmi.net/


dfgdfgdfg by arcturusmedia33


Eden Hazard Goal- West Ham vs Chelsea 0-1 06/03… by Alimirza2975

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6