Chelsea fiton pa problem ndaj Newcastle United

Eden Hazard shënoi dy gola kurse Alvaro Morata shtoi një tjetër në fitoren e Chelseas ndaj Newcastle United me rezultat 3:1.

Sport

02/12/2017 15:23

Chelsea shënoi fitore të re në Premierligë.

Skuadra kampione e Antonio Contes mposhti Newcastle Unitedin me rezultat 3:1.

Dwight Gayle kaloi mysafirët në persi por Eden Hazard e Alvaro Morata shënuan duke përmbysur rezultatin në favor të vendasve, përcjell “lajmi.net”.

Hazard shënoi një tjetër gol nga penalltia në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes. /Lajmi.net/