Chelsea fiton dhe forcon pozitën e katërt

Chelsea ka shënuar fitoren e parë në vitin 2019, duke e mundur Newcastle United në ‘Stamford Bridge’ me rezultat 2:1.

Sport

12/01/2019 20:23

‘Blutë e Londrës’ vuajtën jo pak për të marrë pikë të plota nga përballja me skuadrën e Rafael Benitez, që sot dukej në një ditë të mirë.

Luhej minuta e 9’ kur Chelsea shënon për epërsinë e parë prej 1:0 me anë të Pedro, që pranoi një asistim milimetrik nga mbrojtësi David Luiz, shkruan lajmi.net.

Mysafirët treguan se janë aty duke barazuar në 1:1 në minutën e 40’, nëpërmjet Clark.

Për fitoren e Chelsea u përkujdes Willian, që në minutën e 57’ realizoi një gol vërtetë të bukur.

Kjo ishte fitorja e 14-të e Chelsea këtë sezon, që forcon vendin e katërt me 47 pikë, gjashtë më shumë se Arsenal që u mund sot nga West Ham.

Pikërisht Arsenal, do të jetë kundërshtari i Chelsea në xhiron e ardhshme të Premierligës./Lajmi.net/