Chelsea – Everton, përfundon ndeshja me rezultat befasues

Ka përfunduar ndeshja e javës së 12-të në mes të Chelseas dhe Evertonit.

Sport

11/11/2018 17:09

Chelsea nuk ka arritur që të marr më shumë se një pikë ndaj Evertonit, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Skuadra londineze u përpoq për më shumë se 90’ minuta, mirëpo nuk arriti që ta fuste topin në rrjetë, raporton “lajmi.net”.

Nga ana tjetër, rastet nuk munguar për Evertonin, mirëpo që të dy skuadrat nuk ishin efikase, edhe pse Kepa Arrizabalaga dhe Jordan Pickford, ishin në formën më të lartë.

Pas javës së 12-të, Chelsea gjendet në vendin e tretë me 28 pikë. /Lajmi.net/