Chelsea e shet yllin e madh në janar

Chelsea do të largoj një lojtar tejet të rëndësishëm në janar.

Merkato

19/12/2018 11:04

Mauruzio Sarri është takuar me Victor Moses, duke i bërë me dije se nuk llogaritë në shërbimet e tij.

Trajneri italian ka kërkuar nga Chelsea që ta shet nigerianin në janar, për të lënë hapësirë në transferimet e reja, përcjell “lajmi.net”.

Moses kishte shkëlqyer në dy sezonet e fundit nën udhëheqjen e Antonio Contes, mirëpo Sarri nuk llogaritë në shërbimet e tij.

Kështu, blutë nga Londra do ta shesin atë në janar, por që jo në Premierligë. /Lajmi.net/