Chelsea e sezonit të ri

Chelsea do të ketë pamje të re sezonin e ardhshëm. Secili repart i klubit londinez do të pësojë ndryshime në ekip, pas largimit dhe përforcimeve që sollën Blues këtë verë.

Sport

31/07/2014 16:26

Chelsea do të ketë fytyrë tjetër nga sezoni i ardhshëm. Blues e freskuan ekipin me emra të rinj gjatë kësaj vere, por kishte edhe largime.

Madje, trajneri Jose Mourinho e ka përshëndetur mënyrën se si i sollën drejtuesit e klubit përforcimet e qëlluara, bile në kohë rekorde, deri më 19 korrik.

Diego Costa, Cesc Fabregas, Filipe Luis dhe së fundmi Didier Drogba, janë përforcimet që i sollën Blues këtë verë, ndërsa u larguan lojtarët si Franck Lampard, Ashley Cole e mbi të gjitha David Luiz.

Por, si do të duket Chelsea sezonin tjetër? Këtë mund ta shihni përmes kësaj grafike.