Chelsea e paralajmëron Hudson-Odoin

Chelsea është duke kaluar nëpër një presion të madh në këtë muaj.

Merkato

22/01/2019 15:13

Chelsea nuk është vetëm se po merr rezultate të dobëta në këtë fillim vit, por është duke kaluar nëpër një fazë të keqe me lojtarët që ka në skuadër dhe transferimet e reja.

Skuadra londineze është duke rrezikuar ta humbet Callum Hudson-Odoin, pasi Bayern Munich nuk heq dorë nga transferimi i tij, përcjell lajmi.net.

Por, Chelsea e ka paralajmëruar talentin anglez rreth transferimit te bavarezët, duke i thënë se ai mund të kalojë edhe më keq.

Skuadra londineze ka biseduar me Odoin, ndërsa i ka bërë të ditur se kanë plane të mëdha për të dhe se transferimi te Bayerni mund t’i shkaktoj minutazh është më të vogël se në ‘Stamford Bridge’. /Lajmi.net/