Chelsea e nis me humbje sezonin në Premierligë (VIDEO)

Chelsea e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri në Premierligë.

Sport

12/08/2017 17:53

Kampionët në fuqi, janë mposhtur në shtëpi nga skuadra e Burnleyt, me rezultat 2:3.

Gjithçka nisi keq për Chelsean, kur në minutën e 14’-të Cahill u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj, gjërat u bënë më të lehta për mysafirët, që shënuan tre gola në pjesën e parë me anë të Vokes që realizoi dy herë dhe Ward, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me tre gola epërsi.

Chelsea në minutën e 69’-të, riktheu shpresën duke shënuar me anë të Alvaro Moratas, ndërsa Luiz ngushtoi epërsinë në 2:3 në minutën e 88’-të, por kjo ishte e gjitha që bëri skuadra e Antonio Contes./Lajmi.net/


0-2 Stephen Ward GOAL HD – Chelsea 0-2 Burnley… by 87taras


V 0 k e s G 0 @ l (0/1) HD by soccerhub3651


Sam Vokes GOAL HD – Chelsea 0-3 Burnley 12.08.2017 by 87taras


Alvaro Morata Goal HD – Chelsea 1-3 Burnley 12… by sofiene-l