Chelsea e meritoi gjysmëfinalen

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho thotë se skuadra e tij e meritoi kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2:0 ndaj Paris Saint-Germain në Stamford Bridge. Gjiganti londinez humbi duelin e parë me rezultat 3:1, mirëpo e përmbysi disfatën dhe siguroi kualifikimin tutje falë golave nga Andre Schurrle dhe Demba Bas. “Kemi…

Sport

08/04/2014 22:09

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho thotë se skuadra e tij e meritoi kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2:0 ndaj Paris Saint-Germain në Stamford Bridge.

Gjiganti londinez humbi duelin e parë me rezultat 3:1, mirëpo e përmbysi disfatën dhe siguroi kualifikimin tutje falë golave nga Andre Schurrle dhe Demba Bas.

“Kemi provuar formacione të ndryshme në stërvitje andaj futbollistët e dinin se çka duhet të bënin në secilën pozitë”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.

“Demba Ba shënoi një gol vendimtar për ne. Ekipi që ishte mbrojtës u dënua. Ne e merituam kualifikimin në gjysmëfinale”, u shpreh ai.