Chelsea e ka të gatshme ofertën për Varanen

Chelsea si duket është duke e bërë gati dhe ofertën zyrtare për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varanen.

Sport

30/03/2015 22:58

Sipas raportit të bërë nga The Sun, mësojmë se Blutë e Londrës do të dërgojnë një ofertë zyrtare te Reali për Varanen.

Oferta në fjalë besohet të jetë diku rreth 55 milionë euro.

Francezi është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë i cili premton shumë për të ardhmen.

Ai kishte momente të mira te Reali nën drejtimin e Mourinhos, i cili tani është trajner i Chelseas.