Chelsea e gjen zëvendësuesin e Courtois

Chelsea janë gati të rikthejnë interesimin për portierin e Stoke City, Jack Butland, nëse dështojnë bisedimet me Thiabaut Courtois për vazhdimin e kontratës.

Sport

27/11/2017 18:19

Kontrata e belgut me Chelsean përfundon në verën e vitit 2019.

Raportet e fundit sugjerojnë se Courtois mund të rikthehet në La Liga, ku po kërkohet nga dy skuadrat e Madridit, Real dhe Atletico.

Madje Courtois ka qenë pjesë e Atletico Madridit në të kaluarën, ku ishte dhënë huazim për tre sezone nga Chelsea./Lajmi.net/