Chelsea e gatshme të negociojë me Juventusin për Higuain

Sezoni që lamë pas ka mundur të jetë i fundit për Gonzalo Higuain në fanellën e Juventusit.

Sport

29/06/2018 16:47

Sulmuesi 30 vjeçar që gjendet në Rusi në Kupën e Botës me Kombëtaren e Argjentinës, mund të transferohet në Premierligë.

Është skuadra e Chelsea që po shikon mundësinë për transferimin e tij.

‘Blutë’ e Londrës janë të gatshëm të negociojnë me Juventusin për shërbimet e Higuain, pasi çmimi fillestar prej 65 milionë euro vlerësohet i lartë nga ata.

Higuan te Juventusi është transferuar në verën e vitit 2016 për 90 milionë euro./Lajmi.net/