Chelsea e fuqishme, demolon WBA-në në udhëtim

Chelsea ka shënuar fitoren e katërt radhazi.

Sport

18/11/2017 17:51

Kampionët e Premierligës, kanë shënuar fitore të thellë në udhëtim te West Brom, për të arkëtuar tre pikë të reja.

‘Blutë’ kanë mposhtur 0-4 West Brom në stadiumin e tyre ‘The Hawthrons’.

Hazard me dy gola, Morata dhe Alonso me nga një, shënuan në fitoren e Chelsea.

Pas kësaj fitore, Chelsea renditet në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa edhe xhiron e ardhshme luan në udhëtim, te Liverpooli./Lajmi.net/