Chelsea e fiton spektaklin ndaj Tottenhamit, siguron finalen e FA Cup (VIDEO)

Chelsea është skuadra e parë finaliste e FA Cup.

Sport

22/04/2017 20:08

Në një ndeshje me shumë emocione të zhvilluar në ‘Wembley’, skuadra e Antonio Contes ka mposhtur 4:2 Tottenhamin.

Gjithçka nisi mirë për ‘Blutë’ kur Willian shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 5-të.

Tottenham barazoi në minutën e 18-të, me anë të Kane, por Willian në minutën e 43-të, rikthej epërsinë e Chelsea nga penalltia.

Me të filluar pjesa e dytë, Tottenham barazoi me anë të Alli.

Por, Chelsea nuk u ndal duke shënuar edhe dy gola, nëpërmjet Hazard në minutën e 75-të, dhe Matic në minutën e 80-të.

Në finale Chelsea do të takohet me fituesin e takimit Arsenal – Manchester City, ndeshje kjo që zhvillohet nesër (e diel)./Lajmi.net/


Eden Hazard Goal HD – Chelsea 3-2 Tottenham… by footballeverywhere


DA 2-2 by footballeverywhere


Willian penalty Goal HD – Chelsea 2-1 Tottenham… by footballeverywhere


Willian Goal HD – Chelsea 2-1 Tottenham – 22… by riqezi


Nemanja Matic Amazing Goal HD – Chelsea 4-2… by arcturusmedia33

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy