Chelsea e do yllin e Evertonit

Chelsea është duke e kërkuar edhe një sulmues për sezonin e ri.

Merkato

10/02/2019 16:35

Chelsea e di se nuk mund të mbështetet vetëm në Gonzalo Higuainin dhe Olivier Giroudn, andaj po e kërkon edhe një sulmues.

Skuadra londineze po tenton ta transferojë Richarlsonin nga Evertoni, përcjell lajmimet.

Skuadra angleze pagoi 50 milionë euro në verën e kaluar për ta transferuar sulmuesin brazilian nga Watfordi.

Everton tani kërkon 100 milionë euro nga shitja e tij, andaj Chelsea duhet të paguajë atë shumë nëse e do lojtarin. /Lajmi.net/