Chelsea e do Mirandan

Chelsea e ka ndërmend ta blejë krejt Atletico Madridin. Pas Diego Costas e Filipe Luisit, klubi anglez ia ka mësyrë edhe qendërmbrojtësit të Los Colchoneros, Joao Miranda.

Sport

19/07/2014 12:21

Chelsea duket mjaft aktiv gjatë kësaj vere. Pasi i siguroi shërbimet e Diego Costas e Filipe Luisit, klubi anglez i është vërsulur një tjetër futbollisti të Atletico Madridit.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Joao Miranda, i cili pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho, shkruan tabloidi britanik, Daily Star.

Gjithnjë sipas këtij të fundit, Blues ofrojnë 20 milionë funte për përfaqësuesin brazilian, i cili u tregua mjaft stabil në mbrojtjen e Los Colchoneros sezonin e kaluar.